Kampion absolut në Shqipëri, Prestigj tashmë është një realitet i bukur në minifutbollin shqiptar, një ekip i ndërtuar në çdo hallkë për të konkurruar denjësisht në çdo turne ndërkombëtar. Prestigj ka në dispozicion një staf të plotë teknik, trajner profesionist dhe futbollistë cilësorë, një grup i ndërtuar me shumë kujdes nga presidenti Fatmir Hysenbelliu me qëllim ngritjen e këtij ekipi sa më lart edhe në arenën europiane:

Pas një eksperience pozitive në vitet e fundit, ku pjesa më e madhe e ekipit të Prestigj janë pjesë dhe ekipit Kombëtarë të minifutbollit, ashtu si dhe trajneri Eldi Topi, duke nisur nga 5 shtatori Prestigj do të marrë pjesë në turneun e Champions League që për herë të parë zhvillohet në Itali. 24 ekipe, kampion në shtetet respektive, të ndara në 6 grupe për të përcaktuar në fund, më 8 shtator fituesin e Champions League, një turne ky ku Prestigj shpreson ti shkoj deri në fund:

Të karikuar në maksimum dhe me shpresën e madhe se nga Italia mund të rikthehen me trofeun në duar. Renato Shabi, zëvendës kapiteni i Prestigj, shprehet i bindur se ekipi është gati për Champions League:

I diferencuar nga pjesa tjetër e grupit, kapiteni dhe golashënuesi më i mirë i ekipit, Fatmir Hysenbelliu vijon rikuperimin me kohë të plotë për të qenë gati për startin e Champions League. Një dëmtim në gju në ndeshjen e fundit të ekipit Kombëtarë kundër Kroacisë vijon të shqetësoj Hysenbelliun i cili nuk dëshiron të rrezikoj por do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë në fushë me ekipin e tij në startin e këtij turneu kaq të rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb