Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbian Mazniku u paraqit në SPAK. Lajmi u konfirmua për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
BalkanWeb sjell edhe pamjet e ministrit teksa i drejtohet Prokurorisë së Posaçme.
Pasi qëndroi për disa orë në SPAK, Mazniku tha shkurtimisht për mediat se ishte thirrur si person në dijeni për një çështje, ndërsa nuk specifikoi se për çfarë bëhej fjalë.
(BalkanWeb)