Rubin Kazan barazoi pa gola ndaj Cska-së së Moskës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Rusisë. Mirlind Daku pati shansin e artë që t’i jepte skuadrës së Rubinit fitoren, por sulmuesi kuqezi ekzekutoi në mënyrën më të keqe të mundshme një penallti në fundin e sfidës.
Sulmuesi kuqezi u aktivizua në minutën e 80-të të këtij takimi, duke marrë kështu vendin e Vadës. 26-vjeçari në kampionat në këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje dhe ka realizuar 6 gola, ndërsa ka dhuruar edhe 2 asiste.
Torop saves Daku’s penalty pic.twitter.com/7Lk4ysIwVf
— RPL Sky (@RPLNews_eng) November 6, 2024
(J.S/BalkanWeb)