Është zhvilluar sot ndeshja e fundit për javën e 14 në Kategorinë e Parë në Grupin A mes Kastriotit dhe Dinamos. Ekipi krutan ka arritur të marrë 3 pikët mjaft të vlefshme për vendin e parë falë golit të futbollistit Marku në fundin e pjesës së parë.

Ekipi i drejtuar nga Nikaj ishte më këmbëngulës dhe rrugën e rrjetës e gjeti në minutën e 42, duke sigluar gjithashtu edhe rezultatin final të takimit.

Pas 14 javësh, Kastroiti renditet në vendin e parë me 35 pikë, ndërsa Dinamo pozicionohet e katërta me 24-r pikë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb