Edi Reja nuk ka dëshirë të eksperimentoj përballë Moldavisë, kjo është e vetmja gjë e sigurt, natyrshëm do të këtë ndryshime pasi jo të gjithë lojtarët e aktivizuar në dy sfidat e fundit janë në formën e duhur fizike. Nuk ndryshon as skema as dëshira për të fituar, Moldavia është ndeshje më e rëndësishme në 3 sfidat e mbetura, një ndeshje ku kërkohet të fitohet me çdo kusht.

Nuk luhet më për një biletë në europian pasi Shqipëria është praktikisht jashtë gare, ashtu siç tha dhe Edi Reja vetëm një termet mund të bëjë që kuqezinjtë të kapin vendin e dytë por tërmetet në futboll ndodhin radhë, aq më tepër kur garën imagjinare e ke me Francën. Nda Moldavisë, vendit të fundit në grup, është një transfertë ku Shqipëria duhet të fitoj për të synuar tashmë deri në fundin vendin e tretë që për hir të së vërtetës që në fillim ishte objektivi real.

Reja kërkon që ekipi i tij të tregoi supermaci, të tregoi vazhdimësi në lojë dhe në rezultat pasi kjo është një sfidë e rëndësishme dhe për të. Pavarësisht se të gjithë rrugët të dërgojnë në një rinovim të mundshëm në nëntor, Reja duhet të vërtetoj dhe me shifra se e meriton një rinovim të tillë. Shqipëria është jashtë europianit por tre ndeshjet e mbetura janë po aq të rëndësishme për vazhdimësinë por dhe për të ardhmen e italianin në stolin kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb