DURRËS

Konferenca e Edi Rejas pritej me shumë interes, për herë të parë tekniku italian publikoi listën me lojtarët e grumbulluar për dy sfidat kundër Islandës dhe Moldavisë, të vlefshme për kualifikueset në “Euro2020”. Reja shpjegoi arsyet e pse zgjodhi këta lojtarë ku gjithçka është në funksion kualifikimit për në Europian.

Pasi iu përgjigj interesimit të gazetarëve të pranishëm, Reja u largua për të drejtuar seancën e radhës stërvitore, pikërisht në këtë moment, italiani u pengua në tavolinë duke u rrëzuar, një moment të cilin e kaloi me sportivitet, nëse do të ishte në lojë nuk do të kishte nevojë as për VAR, ishte një “penallti” e pastër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb