Një incident shqetësues ka prishur festimet e natës së ndërrimit të viteve në Tiranë, gjatë koncertit të organizuar në një klub nate në kryeqytet.

Eventi i organizuar te Parku Olimpik i Tiranës nga Elite Event Premium Show, i cili kishte të ftuar artistë të njohur shqiptarë u ndërpre nga të shtëna të papritura me armë që pasuan një sherr të ndodhur po aty.

BalkanWeb sjell pamjet e sherrit dhe momentin kur forcat e Policisë së Shtetit hyjnë brenda ambienteve të klubit të natës.

Të shtënat shkaktuan panik dhe kaos mes të pranishmëve, ndërsa pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur të shtënat ndodhën brenda ambienteve të Parkut Olimpik te Komuna e Parisit, gjatë performancës së reperit Stresi.

Këngëtari u detyrua të ndalonte këngën dhe të largohej menjëherë nga skena pas të shtënave, ndërsa vetëm ditën e sotme Policia e Tiranës ka njoftuar se ka identifikuar autorin e të shtënave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb