Momente paniku në protestën e thirrur nga opozita. Një grua ka përfunduar pa ndjenja, ndërsa një burrë është shtrirë në dysheme dhe rënkon.

Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se një qytetare që ndodhej në protestë, është ndjerë keq, ndoshta nga gazi lotsjellës apo edhe nga turma dhe ka përfunduar në tokë. Ajo është shtrirë në kolltukët e një lokali ku i kanë ardhur në ndihmë protestues të tjerë.

Ndërkaq një tjetër protestues shihet i shtrirë në dyshemenë e një prej dyqaneve përballë parlamentit teksa rënkon dhe fërkon sytë.
Policia ka hedhur disa herë gaz lotsjellës gjatë protestës së sotme, ndoshta dhe më shumë se në protestën e 16 shkurtit pasi protestuesit tentuan disa herë të çanin rrethimin e policëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb