Momente tensioni u regjistruan në duelin mes Prishtinës dhe Llapit, të vlefshme për javën e katërt të Superligës së Kosovës, në sfidën që përfundoi me rezultatin 3-2 për skuadrën kryeqytetase.

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina mesa duket ia ka faturuar këtë humbje arbitrit të ndeshjes, Genc Nuza. Tekniku i nënkampionëve i është sulur vrullshëm dhe i nervozuar gjyqtarit, teksa është dashur ndërhyrja e forcave policore për të shoqëruar Batatinën drejt dhomave të zhveshjes. Këto pamje ndërkohë janë duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.  

SHIKO VIDEON 

Vlen të theksohet fakti se Llapi nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri futbollistik. Në katër ndeshjet e para, skuadra llapjane ka marrë 1 fitore, 1 barazim dhe është mposhtur 2 herë. 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb