EURO 2024 i ka ardhur fundit dhe UEFA ka zgjedhur që nëpërmjet rrjeteve sociale, të shpërndajë një përmbledhje të shkurtër momenteve që i cilëson si më emocionueset ë këtij turneu.

Edhe Shqipëria kishte një vend të rëndësishëm në këtë përmbledhje të shkurtër të golave spektakolarë e jo vetëm që u shfaqën në këtë video që u publikua nga organizata ndërkombëtare.

Bëhet fjalë për sekondat e parë të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, golit të Nedim Bajramit pas 23 të tillëve, që hyri në historinë e turneut si më i shpejti i të gjitha kohëve. Rrjeta e futbollistit kuqezi dhe festimi mes tifozëve në tribunë ishte përzgjedhur si një nga “momentet që bënë EURO 2024 një turne që nuk do ta harroni”, siç shkruhej në postimin e UEFA-s.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb