BalkanWeb siguron pamje nga transportimi i grevistit të Lumasit, Dashnor Subashi në spital pasi nuk mundi të rezistojë më.
Vëllai i tij, Bujar Subashi ka deklaruar nga spitali për Neës24 se do të hakmerret nëse shteti nuk ndërhyn.
Ai thotë se policët i kanë dhunuar gruan dhe vëllain teksa 2-3 prej efektivëve janë shumë agresivë.
Sipas Subashit, burimi i Sinecit do të mbrohet me çdo kusht pasi banorët duan ujë.
”Dita e 8-të që është grevë për çështjen e burimit të Sinecit, ështëzonë e mbrojtur. Policia po na torturon, qëllon, më ka rrahur me gjithë gruan e vëllain e shumë të tjerë.
Shumë gjendje e rëndë, televizori thotë ndalohen punimet, këtej vazhdojnë. Nuk dimë si të veprojmë, s’ka asnjë lloj Gjykate, asnjë lloj të drejtë. Ai është 47 vjeç.
Ka shenja të vjella, ka shumë probleme. Policia, sidomos janë 2-3 policë shumë agresivë, i njohim, por nuk duam të arrijë gjendja. Do të hakmerremi, nëse shteti nuk vë dorë, do të hakmerremi. Po na vret Policia me mafien. Burimi do të mbrohet me çdo kusht, është vend i mbrojtur, duam ujë.”- tha Bujar Subashi.
(BalkanWeb)