Ky është momenti tragjik kur një burrë i moshuar sulmohet nga një luan i madh në një park kafshësh të egra.

Ngjarja mendohet të jetë filmuar të shtunën në një park në Afrikën e Jugut.

Në video shihet i moshuari shihet duke u futur në vendin e rrethimit të luanit dhe më pas kafsha e egër fillon ta ndjekë burrin dhe i sulet.

Kafsha e shikon burrin, që mendohet se është pronari i parkut dhe fillon ta ndjekë e më pas i hidhet.

Dëshmitarët shikojnë tmerr me sy kur luani tërheq zvarrë të moshuarin dhe e dërgon atë tek një shkurre aty pranë.

Papritmas dëgjohet një e shtënë me armë dhe më pas luani lëshon prenë e tij dhe largohet.

Burri i cili mendohet se është pronari i parkut ndodhet në gjendje kritike për jetën

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: