Si u prangos Dominic Pelikos teksa fotografonte femra në një supermarket, nën fund, me celularin e tijNëse nuk do të kishte ndërhyrë roja i sigurisë, atëherë “Përbindëshi i Avignonit” do të vazhdonte… punën e tij i pa shqrtësuar. Këtë moment për rastin që ka tronditur Francën , por edhe opinionin publik botëror, e sjell për publikun media franceze “Paris Match”.
Video dokumenti i publikuar nga mediat në fjalë tregon arrestimin në vitin 2020 të Dominique Pelico, i cili drogoi gruan e tij dhe solli në shtëpinë e tyre burra të panjohur për ta përdhunuar ndërsa ajo ishte pa ndjenja. Në atë kohë, Peliko u dërgua në komisariat, teksa roja i një supermarketi e pa atë duke tentuar të fotografonte nën fundin e një gruaje që nuk dyshonte. Punonjësi ka njoftuar policinë, e cila e ka vënë në pranga.
Në këtë mënyrë u zbulua tmerri që gruaja e tij, Xhisiela Peliko, po jetonte pa dijeninë e saj. Policia i gjeti dokumentet e akteve të tij të neveritshme në celularin e tij dhe e njoftoi për makthin që jetonte prej gati një dekade.
Gjatë marrjes në pyetje të Pelikos, në shtëpinë e tij u zbulua një hard disk që përmbante foto dhe video të të paktën 92 përdhunimeve të gruas së tij, pa dijeninë e saj. Peliko e drogoi me drogën e fuqishme Temesta për të lejuar dhjetëra burra ta përdhunonin. Ai i gjeti përdhunuesit e tyre në internet në forume të fshehura ku hapte diskutime me titull: “Pa e ditur”.
Gjithsej 51 meshkuj janë identifikuar nga 72 që morën pjesë në përdhunimet e saj dhe ndodhen në gjykatë, ndërsa disa prej tyre tashmë kanë pranuar veprimet e tyre. Rrjeti përfshinte profesionistë si nëpunës civilë, infermierë, ushtarë dhe gazetarë.
Vajza e çiftit, Caroline Darian, e përshkroi atë në gjykatë si një nga “grabitqarët seksualë” më të mëdhenj të kohëve të fundit. Pavarësisht problemeve të rënda shëndetësore, Peliko mbetet në paraburgim, me mbrojtjen e tij që këmbëngul se gjendja shëndetësore nuk e lejon të dalë në gjykatë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb