Forcat xheniere kanë bërë shpërthimin e telekomanduar të çantës së braktisur që u gjet sot në Sheshin Skëndërbej.

Në pamjet e siguruara për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Erjon Skëndaj shihet momenti kur bëhet shpërthimi i çantës, ndërkohë që brenda saj ka pasur disa vegla pune elektricisti, si kaçavida, tela, etj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që pikasën çantën e braktisur, ndërsa sinjalizuan policinë. Kjo e fundit pasi mbërriti në vendin e ngjarjes dhe vendosi perimetrin e sigurisë. Për disa minuta, çanta u ruajt nga forcat e policisë, deri në ndërhyrje të xhenierëve. Fatmirësisht alarmi për bombë rezultoi i rremë, ndërkohë që nuk dihet identiteti i personit që i përket çanta.

NJOFTIMI I POLICISE
Në lidhje me çantën e konstatuar në asfalt, në rrugën “Dedë Gjo Luli”, ku dyshohej se brenda saj mund të kishte lëndë plasëse ju informojmë se: Pas mbritjes në vendngjarje të ekspertëve antieksplozit, është bërë kontrolli i saj ku rezultoi se brenda saj nuk kishte lëndë eksplozive por sende personale pune.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo çantë është lënë gabimisht në rrugë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: