TIRANE

“BalkanWeb” ka siguruar momentet e tensionit nga protesta që po mbahet tek ‘Unaza e Re’, ku pre e dhunës ra operatori i një televizioni privat.

Në pamjet në fjalë shihet se si dy djem të rinj, që kishin ngelur në trafik me makinë, për shkak të bllokimit të rrugës tek “Astiri” nga tubimi, janë konfliktuar me protestuesit.

Ndonëse ata kanë kërkuar hapjen e rrugës, njëri prej tyre është acaruar, ndërsa është futur përmes turmës dhe më pas ka goditur me grusht kameramanin që po filmonte skenën. Mesohet se operatori është dëmtuar në pjesën e syrit, ndërsa i është dëmtuar edhe kamera.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb