Kamerat e sigurisë kanë zbuluar një çift hajdutësh në Vlorë. Gazetari i “BalkanEeb”, Enrik Mehmeti, ka siguruar videon, që tregon momentin kur çifti vjedh pa “iu dridhur qerpiku” në një dyqan bizhuterish.

Siç mund ta shihni edhe nga videoja, çifti i ri futet bashkë në dyqan, ku vajza shihet qartë teksa mbush xhepat me bizhu. Ngjarja ka ndodhur në dyqanin me bizhuteri dhe aksesorë në Qendrën Tregtare “Riviera”.

Gazetari Mehmeti raporton për “BalkanWeb” se çifti ka arritur të marrë 6 unaza, 3 orë dhe 9 varëse, vlera e të cilave shkon në 400 mijë lekë të vjetra.

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb