POLONI

Kryebashkiaku i Gdansk Pawel Adamowicz është në gjendje të rëndë shëndetësore pas sulmit me thikë në një koncert bamirësie.

Qytetari i parë, një ndër eksponentët më të rëndësishëm të opozitës polake, është goditur me thikë nga një djalë 27-vjeçar, i cili gjatë sulmit ka bërtitur “Adamowicz ka vdekur”.

Agresori thotë se ka qenë në burg dhe është torturuar edhe pse ishte i pafajshëm, në kohën kur ish partia e Adamowicz, ishte në pushtet nga 2007dhe 2015’.

Policia ka bërë me dije që personi në fjalë është një person me precedent penal dhe përgjegjës për vjedhjen e shumë bankave.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb