Është publikuar së fundmi pamjet kur treni i pasagjerëve del nga shinat e hekurudhës në veri-lindje të Tajvanit, duke lënë 18 të vdekur dhe më shumë se 180 të plagosur.

Videoja e 12 sekondave e publikuar nga agjencia qendrore e lajmeve të Tajvanit tregon trenin që ecën me shpejtësi të lartë dhe më pas del nga shinat sapo futet në kthesë.

Treni i shpejtësisë së madhe ka qenë duke udhëtuar nga Taipei për në Taitung me 366 pasagjerë kur u përplas në orën 17:00 të së dielës, me orë lokale.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: