Ministria e Financave ka publikuar tabelat e projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Sipas këtyre të dhënave rritja ekonomike vendoset në pikëpyetje pasi Qeveria ka shtrënguar rripat tek investimet kapitale, si: rrugët, spitalet apo shkollat. Ndërsa barra fiskale e biznesit mbetet e njëjtë.



Në kontrast projektbuxheti ka rritje me 16% për pagesat e koncesioneve me partneritet publik privat. Ndërsa parashikon financim zero për rritjen e pagave të administratës.


Qeveria parashikon të mbledhë nga taksat që paguajnë bizneset dhe individët rreth 4 miliardë EURO vitin e ardhshëm. Individët do të jenë burimi kryesor i furnizimit të qeverisë me para, përmes taksave që ata paguajnë si tatim mbi vlerën e shtuar dhe akcizë.

Me pasaporta në duar për festat e nëntorit. Nëntori ndryshe konsiderohet edhe muaji i festave për ne shqiptarët. Datat e veçanta 28 dhe 29 padyshim vishen kuqezi, por edhe me pasaporta në duar. Shqiptarët preferojnë t’i kalojnë anekënd botës festat kombëtare.

Për shkak edhe sesi kanë përkuar në kalendar këto ditë, punonjësit e administratës shtetërore kanë bërë të parët rezervimet. Agjencitë turistikë u shprehën për Monitor se kërkesat kanë qenë tepër të larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb