GREQI


Një incident i rëndë u shënua në një lokal në shtetin fqinj, Greqi. Ngjarja ndodhi në Pyrgos, ku djali i pronarit të lokalit ka dëgjuar klientët duke folur shqip e iu ka kërkuar atyre që të mos flasin në gjuhën amtare.


Fillimisht sherri nisi me fjalë, por se më pas shqiptarët u bënë bashkë dhe rrahën pronarin e lokalit, duke e bërë për spital. Shqiptarët u ndihmuan edhe nga një bashkëkombës i tyre, shkruajnë mediat greke.


Pronari iu kërkoi shqiptarëve që të ikin nga lokali, mirëpo gjakrat tashmë ishin nxehur dhe ata ushtruan dhunë mbi grekun. Policia helene ndërhyri menjëherë dhe vuri në pranga njërin nga shqiptarët e përfshirë në sherr.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb