Një incident ka ndodhur në një takim elektoral të Agron Shehajt në Tiranë.

Gjatë inaugurimit të Partisë Mundësia të degës 1 në Tiranë, disa burra të veshura me bluze blu me një mbishkrim provokues u shfaqën anash kryetarit të partisë së re.

“500 mijë euro për mandatin?” shkruhej në bluze, ndërsa mbrapa, “Fronti Popullor”.

Shehaj i ftoi ata të ngjiten në skenë, por personat nuk pranuan.

“Mos prek me dorë” – i thotë një nga burrat që afrua, i cili pasi shfaqi mbishkrimet në bluzën e tij, u largua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb