KAVAJË

Ngjarja e rënda në Kavajë, ku një 41-vjeçar mbeti i vrarë dhe një tjetër u plagos vijon të interpretohet në forma të ndryshme, ndërsa raportohet se shkas për krimin, dyshohet të jetë bërë xhelozia . E gjithë skena e përplasjes me armë ndodhi në ambientet e shtëpisë së shtetases, Marsida Qatja, nënë e tre fëmijëve.

Kjo e fundit ka folur për mikrofonin e gazetares së “News 24” dhe “BalkanWeb”, Dorjana Bezat, ku ka treguar  me detaje të gjitha atë që ndodhi, ndërsa rrëfeu edhe njohjen me viktimën Dritan Haxholli dhe me Bledar Toçin, shefin e sigurisë së Burgut Durrës, i cili nga përplasja me armë mbeti plagosur me një plumb në qafë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. E pyetur se çfarë mesazhi ka për nënën e të ndjerit, Marsida tha se ajo është viktima e parë e Dritanit.

Gjithashtu Marsida Qatja i tha gazetares Dorjana Bezat se ka tentuar të sqarojë gjerat me 41-vjeçarin, por gjithçka doli nga kontrolli dhe më pas përplasja me armë  përfundoi me një person vdekur dhe një të plagosur.

“Nënës së Dritanit do t’i thoja se më vjen shumë keq. Nuk do doja që të arrinte deri këtu. Nëna e Dritani është nënë dhe nënë mos qofsh, se nënë jam vet. Nëna e Dritani është viktima e parë e Dritanit. Më vjen keq që shprehem kështu. Më vjen keq që nëna e tij do ta dëgjoj dhe do të lëndohet. Nëse ka një viktimë të dhunuar, e para është nëna e Dritanit”-tha Marsida Qatja.

(n.m/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb