Vora triumfoi 2-1 ndaj AF. Elbasanit, në ndeshjen e vlefshme për finalen e Kategorisë së Dytë. Ndeshja në “Air Albania” ishte mjaft e luftuar në të dyja krahët por në fund pati vetëm një fitues.

Lleshi shënoi i pari për skuadrën e Eriol Merxhës, por si duket nuk ishte e thënë për këtë ekip që të gëzonte. Djemtë e Artan Mërgjyshit do mund të përmbysnin llogaritë falë golave të Avdiut në minutën e 26-të dhe të 78-të.

Kështu Vora është kampione e Kategorisë, sakaq A.F. Elbasani ka arritur objektivin e saj pasi është ngjitur në Kategorinë e Parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: