Ka përfunduar me fitoren e Napolit sfida mes Etrit Berishës dhe Elseid Hysajt në “Seria A”. Atalanta është mposhtur minimalisht 0-1 në shtëpi pas golit të shënuar nga Mertens në minutën e 65-t.

Portieri i bergamskëve Etrit Berisha bëri sa mundi duke shmangur edhe një gol të sigurtë pak momente para se të realizonte Mertens, por këmbëngulja e napolitanëve solli që ata të largoheshin me 3 pikët nga ky takim.

Një fitore tepër e rëndësishme për të besuarit e Maurizio Sarrit të cilët tashmë presionin e kalojnë te Juventus. Napoli mban kreun e “Seria A” me 54-r pikë, 4-r më shumë se “bardhezinjtë” e vendit të dytë që presin nesër në “Allianz Stadium” Genoa-n. Ndërkohë Atalanta pozicionohet e 7-a me 30-t pikë.

14:00-
Napoli ka gjetur golin në minutën e 65-t kundër Atalantës falë Mertens që nuk gaboi për të kaluar topin pas shpinës së Berishës. Për momentin në sfidën e shqiptarëve në “Seria A” po triumfon Hysaj me Napolin.

13:50-Po luhet në “Seria A” sfida mes Atalantës dhe Napolit ku të inkuadruar në fushë janë edhe dy futbollistët e kombëtares shqiptare Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj.

Takimi është mbërthyer në shifrat 0-0 dhe meritë të padiskutuar për këtë ka gardiani i Atalantës, Etrit Berisha. 28-vjeçari në minutën e 54-t bëri mrekullinë duke pritur një goditje me kokë nga 2 metra largësi të Jose Callejon.

Tifozët e duartrokiten shqitarin ndërsa komentatori e cilësoi si pritjen si më të mirë të ndeshjes.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb