Besiktas mori 3 pikë ndaj Bodrumspor, pas suksesit 2-1. Në këtë takim, titullar për vendasit nga Stambolli ishte Ernest Muçi, i cili bëri një ndeshje të mirë, teksa pas sfidës paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.0.

Në krahun tjetër, te Bodrumspor luajtën Arlind Ajeti dhe Taulant Seferi. Seferi madje realizoi një gol, por nuk mund të festonte shumë, pasi iu anulua.

Sa i takon objektivave, Besiktas synon që në fund të kampionatit të renditet sa më lart të jetë e mundur. Bodrumspor do të luftojë për të arritur, misionin e mbijetesës.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb