Skuadra U-19 e Milanit arriti të kualifikohej në finale të Kupës së Italisë pasi mbrëmë mundi në Bergamo skuadrën e Atalantës me shifrat 2-3. Protagonistë të kësaj sfide ishin edhe dy futbollistët shqiptar që aktivizohen me “djallin”, Emir Muratin dhe Ismet Sinanin, të cilët realizuan nga një gol secili.

17-vjeçari Emir Murati tregoi cilësitë e tij si “snajper” i vërtetë duke realizuar gol spektakolar nga jashtë zone, që gjithashtu shërbeu për të zhbllokuar sfidën. Emrin në listën e shënuesve e la edhe 18-vjeçari Sinani që shënoi golin e dytë për ekipin duke ekzekutuar saktë me kokë, tipike e një “bomberi” në zonë.

Kujtojmë që sfida e parë mes dy skuadrave përfundoi 2-0 në favor të Milan, duke e mbyllur këtë përballje me shifrat e përgjithshme 5-2.

(e.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb