Një fitore 3-0 në 49 minutat e para të lojës që mund të hidheshin në erë në kohën shtesë dhe t’ia bënin më pak të bukur debutimin në stolin e Totenhemit Zhoze Murinjos. Por ky skenar mbeti vetëm një ëndërr në mendjen e tifozëve të Uest Hemit, me ekipin e tyre që e ngushtoi diferencën në 1 gol, por pa mundur të vuloste barazimin epik.

Totenhemi e nis ndeshjen me marshin e pestë dhe në minutën e 36-të Son kalon “gjelat” në epërsi ndërsa pak minuta më vonë është Moura që dyfishon shifrat. Ndeshja kthehet në një stërvitje në të 49-ën me Kejnin që e çon në 3-0 rezultatin. Duket se çdo gjë ka përfunduar këtu.

Por Uest Hemi nuk dorëzohet. Në të 73-ën do të rihapë takimin me Antonion ndërsa në fund do ngushtonin me Ogbonan, por pa pasur më kohë për të synuar golin e tretë me Totenhemin që ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, 4 më shumë se Uest Hemi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb