Vedat Muriqi ka shënuar gol me fanellën e Mallorcas. Sulmuesi dardan ka realizuar ndaj Vallecanos së Balliut, në ndeshjen e La Liga.

Në minutën e 76-të, lojtari dardan dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën vendase në  Estadi Mallorca Son Moix  (Palma de Mallorca). Rikthim fantastik i Muriqit, pasi vjen nga një dëmtim që e la jashtë fushe për disa javë.

Në këtë sezon, 30-vjeçari numëron 2 gola me Mallorcan. Për të, ky është edicioni i katërt te ky ekip.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb