Napoli ka mposhtur Sassuolon me rezultat 2-0 duke kaluar kështu në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Skuadra e Ancelotit kaloi në epërsi në minutën e 15-të me golin e Milik. Rezultatin e dyfishoi Ruiz në minutën e 74-të të ndeshjes. Në sfidën e sotme u aktivizua si titullar edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj.

Për fatin e keq të Hysajt, disa pasiguri të tij krijuan rreziqe në portën e mbrojtur nga Ospina, por VAR e ndihmoi nga një situatë e sikletshme kur u anulua goli i barazimit i Lokatelit në pjesën e parë. Napoli në çerekfinale do të ndeshet me Milanin.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: