Napoli nuk ndal hapin në Serie A. Të besuarit e Contes triumfuan 0-3, në fushën e Fiorentinës.

Në pjesën e parë realizoi David Neres, pas një asisti të Lukakut. Në pjesën e dytë, Lukaku përktheu në gol një penallti, duke vendosur pikët në “kasafortë”. Në të 67-tën, për Napolin shënoi edhe Mc Tominay.

Napoli kryeson me 44 pikë, 3 pikë më shumë se skuadra ndjekëse. Në krahun tjetër, Fiorentina renditet në vendin e gjashtë.

Në ndeshjen tjetër të luajtur sot mes Venezias dhe Empolit nuk pati fitues, pasi përfundoi 1-1.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb