SHKODËR

Nuk kanë fund çudirat në futbollin shqiptar. Në një ndeshje normale futbollistët duhet të bëjnë vetëm një herë nxehje, përpara fillimit të ndeshjes, por mund të ndodh të bëjnë dhe 3 herë nëse organizatorët nuk i bëjnë mirë llogaritë me impiantin ndriçues. Ky skenar i “errët” u vendos në jetë në Shkodër, gjatë zhvillimit të ndeshjes Vllaznia-Teuta.

Në minutën e 15-të, në “Loro Boriçi”, impianti ndriçues pati një problem duke sjell ndërprejen e ndeshjes për disa minuta. Kur mendohej se problemi kishte marrë fund, pak minuta pas ndeshja rifilloi, në “Loro Boriçi” pllakosi errësira totale pasi këtë herë impianti u fik i gjithi, një situatë e që solli dhe irritimin e tifozëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb