Terror në territorin e kontrolluar nga Rusia, u shënjestruan kisha, sinagoga dhe policia, shkon në 9 numri i viktimave

Janë zbuluar pamje nga sulmi i frikshëm në Kaukazit e Veriut, territor rus, ku humbën jetën nëntë persona, mes tyre gjashtë policë, dy autorë dhe një prift ortodoks.
Shënjestër e sulmeve ishin një sinagogë, dy kisha dhe një postbllok policie.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, shihet se si disa godina janë në flakë.

Dyshohet se autorët janë militantë të armatosur të lidhur me ISIS.
Ndërkohë nga pamjet shihet edhe momenti kur ka shkëmbim zjarri, ndërsa raportohet për “luftime” në rrugët e qytetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb