Dueli ndaj Spanjës ishte i fundit në karrierë për Toni Kroos , i cili ka vendosur të varë këpucët në gozhdë! Gjermania e tij u eliminua në mënyrë dramatike nga iberikët, gjithsesi mesfushori Kroos , do të kujtohet gjithmonë si një kampion i vërtetë për të gjithë kontributin e dhënë në fushën e blertë.

Edhe pse dëshira ishte e madhe që ta mbyllte me një trofe me ekipin kombëtar, Toni Kroos , nuk ia doli, gjithsesi largohet si fitimitar.

Në fund të sfidës, të gjithë lojtarët, edhe ata kundërshtarë, nuk nguruan të përshëndeteshin me mesfushorin gjerman që tashmë duhet të mendojë për pushimet.

Nderime speciale Toni Kroos mori edhe nga tifozët e Spanjës pas ndeshjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb