Lestër Siti ka arritur të mposhtë me rezultatin 3-1 në shtëpi Liverpulin në ndeshjen e vlefshme për javën e 26 të Premier Ligës. Ky ishte takimi i parë i “dhelprave” pas shkarkimit nga drejtimit të trajnerit që i shpalli kampionë të Anglisë në sezonin e shkuar, Klaudio Ranieri. Në debutimin e trajnerit Krejg Shekspir, Lestëri arriti të shënonte golat e parë në kampionat në vitin 2017, teksa nuk shënonte në 6 ndeshje, një statistikë e frikshme për një ekip kampion në fuqi.

Xhejmi Vardi kaloi në avantazh skuadrën e tij në minutën e 28-të, ndërkohë që Drinkuoter dyfishoi shifrat në minutën e 39. Në pjesën e dytë ishte sërish Vardi që shënoi golin e tretë në minutën e 60, ndërsa Liverpuli ngushtoi shifrat në minutën e 68 me anë të Kutinjos, por pa arritur të shpëtonte gjë nga ky takim.

Pas kësaj ndeshjeje, Lestëri u ngjit në kuotën e 24 pikëve në vendin e 15 të renditjes, ndërkohë që të kuqtë e drejtuar nga Jyrgen Klop mbeten me 49 pikë, përkohësisht në vendin e 5-të të renditjes./panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: