Sirenat janë aktivizuar sot në Tel Aviv dhe në 180 komunitete në Izraelin qendror, teksa ushtria izraelite raportoi se ka pasur një breshëri raketash nga ana e Libanit.

Hazbollahu mori përgjegjësinë, duke thënë se ka kryer sulmin me raketa. Për shkak të breshërisë së raketave, një avion civil nuk është ulur, kur ishin aktivizuar gjitha grupet e Kupolës së Hekurt.

Në një video të shpërndarë në X, shihet sesi një turmë izraelitësh vrapojnë, për të qenë të sigurt nga sulmet libaneze. Një burrë raportohet se u godit, në kohën që po shkonte në strehimore.

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka lajmëruar se do të mbledhë në orën 20:30 minuta Këshillin e Sigurisë në Tel Aviv. Sulmi i Libanit vjen në kohën që Izraeli ka premtuar se do hakmerret ndaj Iranit, pasi Teherani e shenjëstroi dy javë më parë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: