ANGLI- Manchester United ka zhvilluar një ndeshje të “çmendur” duke fituar me përmbysje ndaj New Castle në shifrat 3-2.

Skuadra mike kaloi në avantazh me dy gola në pjesën e parë, duke shtangur dhe shuar ëndrrat e të pranishmëve në “Old Traford”.

Në pjesën e parë skuadra e United nuk kishte forcë të reagonte, por anglezët treguan kthjelltësi dhe organizim duke treguar se edhe në pikën e fundit ka shpresa për të reaguar dhe në fund gjithçka shkoi në dobi të “Djajve të Kuq”. Nga disavantazhi i dy golave, skuadra e United arriti të fitojë me tre gola dhe në fund hipotekoi pikët në Premier League.

Trajneri i Manchester United prej kohësh është i shigjetuar nga mediat, por edhe nga vetë lojtarët brenda skuadrës. Me fitoren e sotme, trajneri portugez rriti shpresat për të vijuar më tej projektin, të paktën deri në një reagim të dytë nga drejtuesit e klubit.

Në 8 takime, skuadra e drejtuar nga trajneri i shumë “përfolur” ka siguruar vetëm 13 pikë, ndërsa New Castle në po kaq sfida ka siguruar vetëm 2 pikë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb