Drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro kanë shkuar sot në spitalin e Traumës për të vizituar Sokol Mëngjesin.
Ky i fundit u dhunua nga disa persona në zonën e ish-Bllokut. Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta, sy zyrtarët e policisë shfaqen në ambientet e spitalit.
Kujtojmë se Mëngjesi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në intubim.