Të gjithë kemi mundur të shikojmë gola të jashtëzakonshëm nga distanca të jashtëzakonshme, por kjo që ka ndodhur në Japoni i ka kaluar kufijtë e imagjinatës së çdo tifozi!

Në J2 League të ishujve niponikë, skuadra e Montedio Jagamatës ka mundur të shënojë dy gola nga mesi i fushës duke e vendosur në një pozitë qesharake portierin e skuadrës së Ehimes, Masahiro Okamoto. Goli i parë u shënua në minutën e 61-të nga Shun Nakamura, ndërsa në të 62-ën shënoi Tatushiro Sakomoto. Jagamata e fitoi krejt takimin me shifrat 3-0.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb