2 javë të plota për marrë ngarkesën e duhur fizike, për herë të parë trajneri i Flamurtarit, Dritan Sadedini ka zhvilluar stërvitje normalisht dhe pse jo me grupin e plotë. Mungesat e shumta vijojnë të jenë një shqetësim prezent në radhët e ekipit vlonjat por kjo ishte një periudhë e cila i ka shërbyer pozitivisht. Këtë të shtunë, Flamurtari luan në transfertë përballë Luftëtarit, dy ekipet e vetme që nuk kanë asnjë pikë pas 3 javësh kampionat. Për trajnerin Sadedini kjo është një sfidë e vështirë por shpreson që në fund të dalin me një rezultat pozitiv:

I pranishëm në konferencë për shtyp ishte dhe sulmuesi Ardit Hoxhaj i cili pak përpara fillimit të sezonit ishte pjesë e Luftëtarit por në fund zgjodhi Vlorën. Për Hoxhaj kjo pritet të jetë një ndeshje e vështirë pasi gjirokastritet janë një ekip që luajnë në grup. Në Vlorë shpresojnë shumë që për këtë sfidë të rikuperohet në kohë Xhevahir Sukaj i cili është rikthyer të stërvitet me grupin por aktivizimi i tij nga minuta e parë pritet mbetet në dyshim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb