Në ndeshjen që kishte tërhequr vëmendjen për rikthimin në fushë të Nejmarit, Paris Sën Zhërmen mposhti Lilën me rezultatin 2-0 me gola të shënuar nga Mauro Ikardi dhe Angel Di Maria. O’Ney u aktivizua për 65 minuta pa lenë shenjë të ndeshje dhe, në momentin e zëvendësimit nga tribunat e “Parc des Princes” shpërthyen vërshëllimat.

Braziliani mori direkt drejtimin e dhomave të zhveshjes pa u ndalur për të përshëndetur trajnerin në stol dhe shokët. Gjesti i Nejmarit është i ngjashëm me atë të Ronaldos kundër Milanit, por që dëshmon dhe raportet gjithnjë e më të tendosura me trajnerin Tushel. Trajneri gjatë javës e kishte kritikuar hapur për udhëtimin e tij në Madrid ku ndoqi Kupën Davis në tenis.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb