Shtatë emigrantët e sjellë mëngjesin e sotëm në Lezhë u transportuan drejt kampit të Gjadrit mbrëmjen e sotme nën masa të rrepta sigurie.
Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb shfaqet eskorta e mjeteve të policisë që shoqëron 7 emigrantët që mbërritën mëngjesin e sotëm në Shqipëri.
Mëngjesin e sotëm 8 emigrantë të jashtëligjshëm mbërritën në Shqipëri, por një prej tyre do të kthehet drejt Italisë.
Arsyet për kthimin e tij nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa pritet që në vijim emigrantë të tjerë të mbërrijnë në territorin shqiptar në kuadër të marrëveshjes Shqipëri-Itali për procedimin e refugjatëve ilegalë të kapur në ujërat italianë.