POGRADEC

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës  në fshatin Alarup të Pogradecit. Nënë e bijë janë mbytur në gropën me ujë  3 metër të thellë, e cila përdorej për vaditje.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në tokën e Liri Mazellit, nënës 35 vjeçare e cila shoqërohej nga vajza e mitur 10 vjeçar ja me inicialet E.M.  po luante afër gropës me ujë, por ka rrëshqitur dhe  ka përfunduar brenda saj. E gjithë skena është parë nga nëna e së miturës, e cila në tentativë për të shpëtuar të bijën është hedhur brenda rezervuarit, por është mbytur së bashku me 10 vjeçare.

Ndërkohë, burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se njëra nga vajzat e 35 vjeçare, ka dalë për të kërkuar nënën dhe motrën dhe kur është përballur me ngjarjen ka kërkuar ndihmë te banorët e fshatit. Ka qenë një nga familjarët e Liri Mazellit ai që ka bërë të mundur nxjerrjen e trupave pajetë jashtë gropës me ujë.

Ndërkohë njëri nga banorët e zonës shprehet se për shkak të mungesës së sistemit ujitës, i duhet të jetojnë çdo ditë me rrezikun e gropave me ujë, të krijuara për të vaditur tokat 35-vjeçarja ishte nënë e 4 fëmijëve. Trupi i saj dhe i vajzës 10 vjeçare, u dërguan për në banesë, aty ku pritet t’u jepet lamtumira e fundit .

Pjesë nga intervista e fqinjit:

Këto gropa përse shërbejnë?

Fqinji: Këto gropa shërbejnë për vaditje. Zotëria ka lajthi, qershi, ka mollë, është 10 dynim sipërafqja që vaditen.

Sa të thella janë gropat?

Fqinji:Mund të jenë 2 apo 3 metra.

I kanë hapur vetë banorët?

Fqinji:Po, vetë i hapin, nga e keqja çfarë të bëjmë.

Pse i hapin vetëm nuk ka këtu sistem vaditje?

Fqinji: Nuk ka. Ku të gjejmë sistem vaditje. Ne s’kemi ujë për të pirë ju thoni për të vaditur. Kush mundohet për të keq, Po vjen 2020 ne nuk kemi ujë për të pirë në fshat.

Si ka ndodhur me këtë gruan së bashku me vajzën e saj?

Fqinji:Unë nuk e di se çfarë t’u shpjegoj. Unë skam qenë këtu me të. Unë rastësisht erdhe këtu me ju.

Është banore e fshatit?

Fqinji:Është banore ë këtij fshati.

Sa fëmijë të tjerë kishte?

Fqinji:Ka edhe 3 fëmijë të tjerë.

Po bashkëshorti ku punon, çfarë pune bën?

Fqinji: Ai i shkreti  shkon në Greqi me vizë 3 mujore, tani nga e keqja  shkoi në Maqedoni për punë.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb