TIRANË- Nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba duket se është lodhur nga rinumërimi i 64 kutive të votimit për Tiranën, tek të cilat kërkon një mandat kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

Teksa janë rinumëruar 45 kuti, Biba ka shfaqur shenja lodhjeje dhe në një moment është kapur teksa rrëzohet nga karrigia.

Rinumërimi i 64 kutive ka nisur që sot në orën 10:00 të paradites pas ankesave të depozituara në KQZ nga PDIU-ja që pretendon se i është vjedhur një mandat dhe PS-ja që thotë se votat në disa qendra votimi nuk përkojnë me ato të tabelës përmbledhëse.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: