“News 24” sjell pamjet ekskluzive të banorëve që janë strehuar në stadiumin e qytetit të Durrësit “Niko Dovana”, pasi banesat e tyre kanë pësuar dëmtime.

Banorët janë strehuar përkohësisht në shtretër dhe flasin për faktin sesi po kalojnë këto ditë. Një zonjë shprehet se ka qëndruar gjithë natën përjashta dhe thotë se ka në familje 5 fëmijë të vegjël.

“Unë kam ardhur sot këtu. Ne si familje kemi 5 fëmijë të vegjël këtu, se i kam të mbesës, të nipit.  Së paku të rrinë kalamajt, se ne të rriturit bëjmë si bëjmë. Mbrëmë nuk kemi parë njeri të gjallë që të vijë të na shikojë. Kam problemin e fëmijëve, por shtëpia nuk ka pasur ndonjë problem të madh. Të flenë gjumë kalamajt të paktën”, deklaroi zonja.

  • foto galeri

Një tjetër zonjë shprehet se ka ardhur të qëndrojë në stadium, pasi pallati ku jetonte ka pësuar plasaritje. Edhe ajo thekson se me fëmijë nuk mund të qëndronte më në atë pallat, pasi ka frikë për jetën dhe sigurinë e tyre.

“Isha me vajzën e vogël kur ra tërmet. Vajza e vogël po luante, kur ka rënë tërmeti. Kam mbetur në vend dhe vetëm Zotit i jam lutur, asgjë tjetër. O Zot na ndihmo thashë. U plasarit dritarja. Gjithë natënh këtu e kemi kaluar, u thamë se bën disi ftohtë. Këmbë njeriu nuk u pa. Por nga tmerri që pashë, më mirë këtu”, deklaroi zonja tjetër.

Durrësit ishte qyteti kryesor i goditur nga tërmeti, pasi epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte në Detin Adriatik.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb