News24 ka ndërtuar skenën 3D të atentatit të ndodhur pak ditë më parë në qytetin në Shkodër, ngjarje kjo që i mori jetën tre personave, Hamza Licit i cili dyshohet të jetë edhe shënjestra e autorëve, Arlind Bushati i cili ishte pasagjer në makinë me të, dhe një gruaje të pafajshme, Flutura Basha e cila ndodhej rastësisht në zonë.

Siç mund të evidentohet në pamjet 3D, për 150 metra atentatorët kanë qëlluar drejt shënjestrës, ndërsa vjen një moment që Hamza Lici, i cili edhe drejtonte makinën humb kontrollin e saj.

Me makinën tip “Benz S Class”, të bërë “shoshë” nga plumbat, ai godet motomjetin me të cilin udhëtonin çifti Basha, dhe që i mori jetën Flutura Bashë dhe la në intubim bashkëshortin e saj, Bashkim Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb