Fundjavën e kaluar u luajt ndeshja më e rëndësishme e kampionatit francez mes Monaco-s dhe Paris SG. Multimilionerët e kryeqytetit arritën të mposhtnin me rezultatin 1-2 kampionët në fuqi, por disa episode nuk morën vëmendjen e duhur.

Një prej tyre është edhe ai ndërmjet dy futbollistëve, Neymar e Joao Moutinho. Portguzi i skuadrës nga principata e pati mjaft të vështirë të ndalonte brazilianin, si edhe shokët e skuadrës, prandaj në një episod përdori ‘duar e këmbë’ për të frenuar 25-vjeçarin.

Neymar në këtë takim realizoi edhe një gol me 11-metërsh, ndërsa përgjatë gjithë takimit ishte një ndër më të rrezikshmit e skuadrës së Paris SG.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb