Neymer mbetet një çështje e cila duket e destinuar të mos mbyllet kurrë. Pavarësisht se braziliani është kthyer të bëjë fenomenin për PSG, ky me dy golat e tij në limite në dy ndeshjet e fundit i ka dhuruar ekipit 6 pikë, tifozët nuk kanë ndërmend ta falin. “O Ney” është kthyer në shënjestër, tifozët e PSG nuk humbasin rastin për ta ofenduar dhe goditur me çdo gjë që kanë në dorë, kështu ndodhi dhe në sfidën e fundit Lyon në transfertë.

Vetë braziliani po bën gjithçka brenda dhe jashtë fushë të fitojë dhe një herë besimin e tifozëve, në intervistën e tij të fundit për “Mirror” shfaqi hapur shenja pendese: “Kam bërë shumë gabime, të rifitoj besimin nuk është aspak e lehtë. Kur ndej që rreth meje ka padrejtësi e humbas qetësinë, shpërthej dhe bëj gabime. Po përpiqem të përmirësohem por nuk jam perfekt është e pamundur të jesh. Kam gabuar disa herë por e kam paguar me një çmim të shtrenjtë, por këto janë gjëra që ndodhin në jetë, pa gabuar është e vështirë të rritesh e të mësosh. Në dy vitet e fundit kam pësuar dy dëmtime të rënda që më kanë mbajtur jashtë fushë për gjashtë muaj, nuk është e lehtë të kapësh ritmin”, theksoi Neymar.

Në Francë tashmë nuk flasin më për një lamtumirë të Neymar në përfundim të sezonit, përkundrazi, sipas “Le10Sport”: Drejtuesit e PSG do të takojnë përfaqësuesit e Neymar për të diskutuar mbi mundësinë e rinovimit të kontratës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: