TIRANË- Policia e kryeqytetit ka zbuluar një rast kontrabande me mallra që dyshohet se vinin nga Kina, duke vënë në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Shëtitësi” një 44-vjeçar nga Tirana.

Burime zyrtare bëjnë me dije se sot specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Erand Shala, 44 vjeç.

tirane mallra kontrabande. 1jpg

Ky shtetas dyshohej se tregtonte mallra kontrabandë, të cilat i mbante në një pjesë të përshtatur si magazinë në banesën e tij.

tirane mallra kontrabande

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

3 vula të dyshuara të falsifikuara me specifikimet “rubineteria das”, “sanitari Tirana” dhe “Trans – Speed SHPK International Transport”.

692 kg letra të lagura me logo të ndryshme
23 600 prerëse për thonjtë
21 400 termometra trupi
4 320 termometra ambienti
1 200 matës tensioni
9 000 erashka plastike dhe druri
30 000 karfica
36 000 shishe me biberon për fëmijë
7 000 kuti me domino
1 235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja

Shtetasi i lartpërmendur, kishte marrë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb