Dinamo bind në “Elbasan Arena”, teksa kalojnë 2-0 pengesën e Teutës. Dinamovitët e mbyllën pjesën e parë me avantazhin në xhep, pas golit të Zabërgjës. Për të parë golin e sigurisë u desh të vinte minuta e 71-të, me Nanin që vulosi një herë e mirë këtë sukses.
Kështu, Dinamo tregon edhe një herë se mbetet pretendente për “Final Four”, pasi aktualisht është në top-katërshe. Në krahun tjetër, durrsakët janë në vendin e gjashtë. Kjo javë spikat të dielën me derbin Tirana-Partizani, e planifikuar të luhet në orën 19.00.
(J.S/BalkanWeb)