Bayern Munchen barazoi 1-1 me Bayer Leverkusen, në supersfidën e Bundesligës, të mbajtur në “Allianz Arena”. Në pjesën e parë dominuan bavarezët me mbajtjen e topit, por pa mundur dot të tregohen konkret para portës së kampionëve të Gjermanisë.

“Aspirinat” kaluan në avantazh në minutën 30-të,  mesfushori shqiptar Granit Xhaka shërbeu në mënyrë perfekte për Andrich, i cili me një të djathtë nga distanca dërgoi topin në rrjetë.

Të besuarit e Kompany u kundërpërgjigjën me Pavloviç, me një perlë të vërtetë në minutën e 39-të. Në fraksionin e dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, teksa mbizotëroi frika e pësimit të golit.

Në të 87-tën, Muller bie në zonë, Bayern pretendon penallti, por nuk mendoi kështu arbitri, që vijoi lojën normalisht.

Në fund, pa fitues, me Bayern që me 13 pikë ruan kruen e klasifikimin. Djemtë e Alonsos janë në vendin e 3-të me 10 pikë.

Gjatë ditës janë luajtur edhe ndeshje të tjera të Bundesligës, ku spikat triumfi i pastër 4-0 i Leipzig.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb